Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në qytetin e Shkodrës. Mësohet se shtetasi Fatmir Zyla u qëllua me armë në unazën lindore të qytetit, ndërsa ka përfunduar në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme (2 gusht) rreth orës 22:15 në afërsi të një lokali në unazën lindore të qytetit. Konflikti ka nisur mes dy personave, Dedë Guri pronar i një lokali dhe Fatmir Zylës, i cili kishte marrë me qira lokalin e Dedë Gurit.

33-vjeçari Fatmir Zyla nuk kishte paguar detyrimet për energjinë elektrike, duke shkaktuar edhe debate mes dy personave që më pas degjeneroi në përdorimin e armëve.

Mësohet se  Dedë Guri qëlloi me pistoletë Zylën duke e plagosur, por në këto momente në konflikt është përfshirë edhe vjehrra e 33-vjeçarit e cila ka tentuar të qëllojë më armë 60-vjeçarin Guri, por i është bllokuar arma.

Menjëherë ka mbërritur policia, duke arrestuar autorin Dedë Guri. Ndërsa i plagosuri Fatmir Zyla është dërguar në spital. Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 33-vjeçarit ka gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 1 kilogramë kanabis sativa. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here