Një mal me para, që në fund të fundit nuk vlen për asgjë. Të pasur, por naivë dhe në fund sërish në burg. Kriminelët Shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë shfaqur pasurinë e tyre duke bërë ‘selfie’ së bashku me qindra mijëra paund.

Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar foto të disa shqiptarëve të cilët akuzohen për përfshirje në trafik droge dhe prostitucioni kanë hedhur në profilet e tyre të ‘snap chat’ apo të “Faceboook”

Për t’u mburrur ata postojnë foto me një mal me para.

E tillë është dhe fotoja e Olsi Behelulit, me banim në Harroë në Perëndim të Londrës. Në ‘snap chat’ ai ka postuar një foto teksa ndodhet para një mali me para.

Behluli ndodhet në burg dhe po vuan dënimin me 11 vjet me akuzën e zotërimit të heroinës dhe kokainës në vlerën e 4 milionë paund. Policia britanike thotë se në foton e zbuluar prej saj, në tavolinë ndodhen 250 mijë sterlina.

Një tjetër shqiptar, pjesë e rrjetit të organizatave kriminale është edhe Bes Besiaj, i cili shfaqet me tufën e parave që ka në dorë është aq e madhe sa nuk ia zë as goja.

Gazeta citon edhe ambasadorin britanik në vendin tonë, Duncan Norman, i cili gjatë një vizite në Shkodër, ka thënë: “Kokaina mbetet shqetësim, pasi një pjesë e madhe e tregut administrohet nga shqiptarët. Kjo është një çështje që po bashkëpunojmë me qeverinë në Tiranë për t’i luftuar.”

Luan Plakiçi është dënuar me 23 vjet burg për akuzën e shfrytëzimit të 60 vajzave për qëllime prostitucioni dhe “pa dashje” ka postuar në rrjetet sociale një foto ku i shtrirë në divan mban në dorë një shumë të madhe parash.

Pre e jetës së luksit dhe “lumit” të parave ka rënë edhe Ardi Beshiri, i cili u arrestua pasi iu gjet kokainë në çorapet e tij. Ai ka postuar një foto në “Facebook” teksa mban një shumë të madhe parash.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here