Presidenti Meta pret ambasadorin e Japonisë

0
114

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim kortezie ambasadorin e parë rezident të Japonisë në Tiranë, Makoto Ito.

Meta i shprehu ambasadorit japonez mirënjohjen e Shqipërisë dhe shqiptarëve për ndihmesën e madhe e të çmuar që Japonia ka dhënë në dy dekadat e fundit, si për zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të vendit, ashtu edhe në fushat e arsimit e të kulturës, si dhe mjedisit.

Duke përshëndetur vendimin e Japonisë për hapjen e Ambasadës në Tiranë, Kreu i Shtetit shqiptar shprehu besimin se tashmë janë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi mes dy vendeve të rritet e forcohet edhe më shumë.

Presidenti Meta vlerësoi me shumë interes nxitjen e investimeve japoneze në Shqipëri, si bashkëpunimin në fushën e turizmit, ashtu dhe të bujqësisë. Në përgjigje të urimit me rastin e marrjes së detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta i dorëzoi Ambasadorit Ito një mesazh falënderimi për Perandorin e Japonisë, Akihito.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here