Dy shtetas janë arrestuar pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin nën efektin e pijeve alkoolike, por njëri prej ka arritur të godasë me grusht edhe njërin prej efektivëve të policisë.

Policia e Vlorës ka vënë në prang: Nikollaq.S., 56 vjeç, banues në Vlorë dhe Petraq.Gj., 59 vjeç, banues në Vlorë.

Ditën e djeshme, në rrugën Zaho Koka në  lagjen 24 Maji, shtetasi Nikollaq.S., u konstatua nga shërbimet e policisë së qarkullimit rrugor duke drejtuar automjetin tip Daimler Chrysler, nën efektin e pijeve alkoolike mbi masën e lejuar.

Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë rrugore, me ndihmën e aparatit Drager, ky shtetas ka rezultuar në masën 0.60% ml/gram.

Gjithashtu gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin e Policisë Vlorë shtetasi Pertraq.Gj., ka kundërshtuar punonjësit e policisë si edhe ka goditur (me grusht) dy nga punonjësit  të cilët po bënin shoqërimin e tyre për kryerjen e hetimeve të mëtejshme në komisariatin e policisë.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj dy shtetasve për veprat penale Drejtimi i automjetit  në mënyrë të parregulllt, kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik dhe Goditje për shkak të detyrës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here