Basha me kongresmenë të SHBA-së: Qeveria dhe krimi manipuluan zgjedhjet

Politikë

Situata në Shqipëri dhe rajon, bashkëpunimi strategjik me SHBA për t’u përballur me kërcënimet e krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit ishin ne qendër të takimit që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati mbrëmë gjatë një darke pune me kongresmenët Devin Nunes, Kryetar i Komisionit për Inteligjencën në Kongresin amerikan dhe Rick Craëford, anëtar i këtij komisioni.

Mësohet se kreu i opozitës i njohu kongresmenët amerikanë me fakte dhe të dhëna për rolin e organizatave kriminale në bashkëpunim me qeverinë për blerjen dhe manipulimin e votës së 25 qershorit.

Bashkëbiseduesit ndanë shqetësimin për shumë prej problemeve të evidentuara në zgjedhje dhe u shprehen në mbështetje të një reforme të thellë zgjedhore dhe zbatimit të reformës në drejtësi.

Po ashtu, bëhet e ditur se ata shprehën shqetësimin për rritjen galopante të kultivimit e trafikimit të drogës në Shqipëri.

Siç mësohet, Basha i siguroi kongresmenët për qëndrimin e palëkundur të PD, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe drogës, në shërbim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë dhe mbarë rajonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *