Një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti me thika ku janë përfshirë disa persona në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së sotme pranë stadiumit “Dinamo” dhe mësohet se viktima është shtetasi me iniciale, N.M., 22 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23.30  në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ku 22 vjeçari me inicialet Marzi Mihali, është konfliktuar për motive të dobëta me Dejvi Bitraj19 vjeç.

Në ndihmë të Dejvit ka ardhur kushëriri i tij  shtetasi Eugen Bitraj së bashku me shtetasit Kridens Alla dhe Marsel Alla.

Gjatë konfliktit shtetasi Eugen Bitraj ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Marzi Mihalin, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.

Si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë  Tiranë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i  shtetasit: Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtorë në krim shtetasit: Dejvi Bitraj, 19 vjeç, Kridens Alla,19 vjeç, dhe Marsel Alla, 23 vjeç, të tre banues Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here