Hapet konkursi për drejtuesit e hipotekave. Deri në fund të muajit gusht do të jenë përzgjedhur të gjithë drejtuesit e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përmes një procedure të hapur konkurrimi.

Së shpejti do të ngrihet një grup pune për përcaktimin e kritereve të aplikuesve, ndërkohë që paralelisht do të nisë një proces verifikimi apo vettingu për punonjësit e hipotekave. Lajmi është dhënë nga Blerina Doracaj, kryeregjistruesja e Tiranës, e cila gjatë një deklarate për mediat dha detajet e mëtejshme për konkursin e drejtuesve të hipotekave.

“Shprehem se situata është dramatike dhe ka nevojë për përmirësime rrënjësore. Në të gjitha dëgjesat që ka bërë kryeministri, refreni ka qenë ZRPP. Për ecurinë e punës dhe situatën e çdo zyre  është hartuar një informacion dhe i është paraqitur kryeministrit pa fshehur asgjë. Mbi bazën e kësaj analize fillestare të situatës kam  kërkuar që të gjithë drejtuesit e zyrave vendore të futen në një garë për të merituar nderin për t’i shërbyer qytetarëve. Regjistruesit do të zgjidhen kundrejt një procedure të hapur e cila do të përmbyllet në fund të muajit gusht. Për këtë do të ngrihet një grup punë për përcaktimin e kritereve të rrepta dhe ngushtësisht teknike për aplikuesit për regjistruesit në të gjithë zyrat vendore”, tha Doracaj.

Sa i takon procesit të venttingut, gjatë kësaj deklarate, Doracaj pohoi:

“Paralelisht me hapjen e konkursit për regjistruesit do të nisë edhe një proces verifikimi apo vettingu për të gjithë punonjësit e zyrave të regjistrimit nga i pari tek i fundit. Për çdo rast që do të konstatohet shkelje ligji do të procedohet me kallëzime penale dhe për çdo rast të shkeljes administrative do të bëhet largimi nga puna i këtyre punonjësve”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here