Sekuestrohen në një lokal striptizmi në Shkodër 33.4 gram lëndë narkotike kanabis sativa. Policia raporton se ka arrestuar 3 shtetas  për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Për ngjarjen në fjalë, policia ka proceduar në gjendje të lirë pronarët e lokalit për “Fshehje e të ardhurave”  dhe “Punësim i paligjshëm”. Ndërkohë, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit Arben Ll, 31 vjeç, Njësia Admsitrative Zejmen, Lezhë; M. S, 19 vjeçe, banuese në Tiranë dhe  S. G., 16 vjeçe, banuese në  Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal striptizmi, në Velipojë, sipër banakut të këtij lokali është gjetur një dozë lëndë narkotike e dyshuar  kanabis sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar tek banesa e shtetaseve S. G. dhe M. S, është gjetur dhe  sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese plasmasi ku rezultoi me peshë 33.4 gram lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.  Materialet do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve e kryer në bashkëpunim”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here