Biznesi i vogël, ja si mund të importojë makineri pa tarifa doganore

0
198

Bizneset e vogla janë ndër kategoritë  që përfitojnë nga përjashtimi i tarifave doganorë për makineritë dhe pajisjet. Por si për çdo kategori tjetër ato duhet të plotësojnë një dokumentacion të ndryshëm nga kategoritë e tjera të biznesit.

Nëpërmjet udhëzimi të posaçëm drejtoria e përgjithshme e Doganave sqaron se, biznesi i vogël, i cili do të importojnë makineri prodhuese dhe paisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit të tyre duhet të paraqesë në Degën Doganore përkatëse dokumentet e mëposhtme:

  • Një kërkesë me shkrim, së cilës, kur kryhen veprime për herë të parë pranë autoriteteve doganore, i bashkëngjitet edhe një fotokopje e certifikatës së NUIS/NIPT-it;

 

  • Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore se importuesi është person i tatueshëm që i nënshtrohet regjimit të biznesit (ndërmarrjeve) të vogla dhe ushtron aktivitet prodhues;
  • Kopje të ekstraktit të QKR-së;

 

  • Të dhëna për llojin dhe sasinë e makinerive prodhuese që do të importohen me kodet tarifore përkatëse dhe për periudhën e instalimit.

 

  • Deklaratë e personit të tatueshëm që makineria apo pajisja, për të cilën kërkohet përjashtimi, nuk është importuar për qëllime shitjeje.

 

  1. A) Përjashtim nga TVSH-ja në doganë përfitojnë tatimpaguesit që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë në ose mbi 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë;
  2. b) tatimpaguesit që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e përpunimit aktiv, pavarësisht nga vlera e investimit;
  3. c) tatimpaguesit (përfshirë fermerin) që importojnë makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit;

ç) tatimpaguesit, subjekt i taksës së biznesit të vogël, të cilët importojnë makineri prodhuese në funksion të realizimit të kontratave të investimit të tyre.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here