Vlorë, ekzekutohet 37-vjeçari pranë Lungomares

0
96

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë. Vrasja ndodhi rreth orës 21:15, në një lokal pranë zonës së Lungomares.

Mësohet se shtetasi M.Xh.(O)., 37 vjeç, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri. Autori është larguar më këmbë mes pallateve.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit kanë ardhur Delta Forcë e FNSh.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për grumbullimin e provave, dëshmive me qëllim dokumentimin dhe identifikimin e autorit.

Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktima M.Xh.(O)

Sipas Policisë, viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here