Kanabisi, Çako: Task Force e përbashkët me prokurorinë

0
123

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Kryeministri, Task Forcën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, së Shtetit, Haki Çako, ka propozuar ngritjen e një Task Force të përbashkët në bashkëpunim me Prokurorinë që sipas tij do të ishte më efikase për “evidentimin, zbulimin dhe goditjen e grupeve kriminale si dhe do të konfiskonte të gjitha asetet, pasurinë, truajt dhe pronave e individëve të veçantë apo grupeve kriminale”.

Çako tha se vijon monitorimi ajror me helikopter për të parandaluar kultivimin e lëndëve narkotike në të gjithë vendin. Ai i zotua se Policia e Shtetit do të dërgojë para përgjegjësisë drejtësisë çdo individ, punonjës, policie apo grup kriminal që shkel ligjin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here