Basha: Tahiri, Xhafaj dhe Balili, trafikantët që duhet të arrestojë Rama

0
167

Pak pas paralajmërimit të kryeministrit Rama për nisjen enjë operacioni kombëtar kundër elementëve kriminalë që kultivojnë dhe trafikojnë kanabis në vend, kreu i opozitës Lulzim Basha ka thënë se “kokat” e krimit në Shqipëri kanë lidhje me pushtetin.

Në një status në profilin e tij në “Facebook”, Basha është shprehur se “koka” që ka kthyer vendin në një plantacion me kanabis është ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Kreu i opozitës ka theksuar se Rama do të arrestojë disa fshatarë të varfër dhe jo krerët e grupeve kriminale të lidhur me pushtetin.

Postimi i Bashës

Me seriozitetin tragjiko-komik që e ka pushtuar, Edi Rama shpalli sot para botës një tjetër betejë historike: luftën heroike kundër kanabisit dhe grupeve kriminale të lidhura me drogën. Por, tashmë, dihet se herozimi i vetëm i Ramës është të arrestojë keqbërësit e vegjël, ata që nuk janë aq të mëdhenj sa të kenë lidhje me pushtetin.

Koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Sajmir Tahiri, aq sa edhe partnerët e huaj i vunë ultimatumin Ramës për largimin e tij,si kurrë ndonjëhere. Por ata që presin që aksioni i Ramës të prekë Tahirin do të zhgënjehen. Trafikanti ndoshta më i madh i drogës në Shqipëri është Klement Balili, të cilin e Edi Rama e la të lirë edhe pse e kërkonte qeveria e SHBA-ve, sepse po të fliste Balili rrëzohej gjysma e ministrave. Prandaj, ata që presin që me aksionin e tij Rama të arrestojë Balilin do të zhgënjehen. Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Evropë është vëllai i Fatmir Xhafës, por ata që presin që aksioni i Ramës ta arrestojë atë do të zhgënjehen, gjithashtu.

Aksioni i Edi Ramës do të arrestojë ca fshatarë të varfër dhe ca kriminelë të vegjël. Kriminelët e vërtetë do të qeverisin vendin së bashku me Ramën. Derisa populli t’i largojë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here