Aksident i rëndë në Shkodër, drejtuesi i mjetit humb gjymtyrët

0
120

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në rrugën Koplik-Bajzë, në Malësinë e Madhe, ku dy automjete u përplasën. Pasojat kanë qenë të rënda, teksa njëri prej të aksidentuarve ka humbur gjymtyrët.

Mësohet se ai është Kreshnik Tilaj, dhe një tjetër person që ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas njoftimit të policisë, në aksident kanë përfshirë një automjet tip “Crysler”, me targë AA226HO, me drejtues shtetasin K.T, 32 vjeç , banues në Selcë, Malësi e Madhe, me mjetin tip Land Rover me targë AA381AR, me drejtues shtetasin K.V, 39 vjeç, dhe pasagjer F.L, 27 vjec, banues në Vermosh, Malësi e Madhe.

Për pasojë janë dëmtuar rëndë dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasit K. T, dhe F. L, ndërsa shtetasi K.V. ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rreziku për jetën, sqaron policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here