Një zjarr i madh ka ka përfshirë një pjesë të një kompleksi turistik në Velipojë të Shkodrës, ku dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një cisternë gazi që ndodhej në katin e nëndheshëm të lokalit.

Sipas ISHTI-së, shpërthimi nuk ka ndodhur nga ndonjë bombulë gazi, pasi pas verifikimit të tyre, ato kanë qenë të gjitha të kolauduara. Verifikimi është bërë, pasi inspektorët u futën në ambientet e lokalit pas shpërthimit.

“Ka pasur rrjedhje të një depozite gazi në bodrumin e lokalit. Në bodrumin e lokalit ka pasur një çisternë 1 mijë litërshe me gaz për përdorim në kuzhinë. Inspektorët u futën në ambientet e lokalit. Shpërthimi ndodhi nga rrjedhja e gazit të çisternës”, thotë Inspektoriati Teknik.

Sipas të dhënave të para mësohet se zjarri ka përfshirë një restorant dhe deri tani raportohet për mbi 20 persona të plagosur, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve, pronari i kompleksit turistik, është transportuar në spitalin e Traumës, në Tiranë me helikopter.

“Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi B. Z. 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dergohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar”, sqaron policia.

Po ashtu, shtetasi H. Z. dhe shtetesja S. S. 19 vjeçe, të cilët po dergohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën.

Flasin dëshmitarët: Pamë tmerr me sy

Pjesa më e madhe janë turistë nga Kosova, të cilët nga zjarri humbën edhe dokumentet personale.

“Sapo kemi dalë jashtë ka nisur shpërthimi. Në shpërthimin e dytë janë lënduar edhe njerëzit jashtë”, shprehet një turist nga Kosova.

“Shpërthimi i parë u shoqërua edhe me dy tre shpërthime të tjera, ndërsa më pas shpërtheu një flakë e madhe”, thotë një tjetër pushues.

Dëshmitarët tregojnë për të lënduarit nga flakët. Ata kanë ndërhyrë të parët për të ndihmuar personat që u goditën nga shpërthimi.

Dëshmitarët thonë se në fillim kishin dëgjuar një zhurmë si një fërshëllimë të fortë, e më pas ndodhi shpërthimi me flakë. Inspektorët teknikë që panë vendin e ngjarjes thanë se asnjë nga bombolat nuk ka shpërthyer, por ka patur një rrjedhje gazi nga cisterna një mijë litërshe në bodrumin e restorantit, e më pas masa e madhe e gazit e mbledhur brenda në lokal është ndezur nga ndonjë shkëndijë.

Të lënduarit u dërgua ne spitalin e Shkodrës, ndërsa dy pronaret babë e bir janë transportuar me helikopter për në Tiranë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here