Një zjarr i madh ka ka përfshirë një pjesë të një kompleksi turistik në Velipojë të Shkodrës, ku dyshohet se një bombulë gazi ka shkaktuar shpërthimin.

Sipas të dhënave të para mësohet se zjarri ka përfshire një restorant dhe deri tani raportohet për mbi 20 persona të plagosur, ku 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Mediat kanë publikuar foton e një personi të shtrirë në tokë, i cili duket në gjendje të rëndë, teksa është dërguar në spital me djegje të shumta në trup.

Sipas informacioneve, pronari i kompleksit turistik, është transportuar në spitalin e Traumës, në Tiranë me helikopter.

“Nga informacionet paraprake informohemi se janë tre shtetas të lënduar, ndër to edhe pronari lokalit shtetasi B. Z. 55 vjeç në gjendje të rëndë për jetën i cili po dergohet drejt Spitalit të Traumës për ndihmë mjeksore më të specializuar”, sqaron policia.

Po ashtu, shtetasi H. Z. dhe shtetesja S. S. 19 vjeçe, të cilët po dergohen për në Spitalin Rajonal Shkodër janë jashtë rreziku për jetën.

Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar forcat e FNSH, MNZ dhe shërbimet e policisë, dhe emergjencat civile, të bejnë të mundur edhe evakuimin e banorëve.

“Është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm i një bombule gazi në një restorant. Raportohet për 3 të plagosur”- raportojnë banorë për shtypin lokal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here