Demiraj: “Rama 2” do ta gjejë vendin të pastruar nga hashashi

0
133

Kryeministri Edi Rama thotë se një nga përparësitë e tij për 100 ditët e para të mandatit të dytë do të jetë lufta kundër hashashit dhe nxjerra e Shqipërisë nga harta e kultivuesve.

Por, në Top Story me Sokol Ballën, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj tha se kjo do të arrihet pa u mandatuar qeveria e re në shtator.

“Nuk mendoj se do të ketë nevojë për zotin Rama që në 100 ditët e para të luftojë hashashin, pasi do ta ketë të pastruar vendin kur të marrë mandatin e dytë. 100 ditët e para të kishte një prioritet që ta motivonte më mirë policinë, përmes rritjes së pagave”, deklaroi ai.

Demiraj tha se policia ka bërë përparime të ndjeshme edhe përpara tij, ndërsa lidhur me përfshirjen e saj në kultivimin dhe trafikun e hashashit thotë se nuk ka asnjë rast.

“Nuk kam asnjë rast të përfshirjes së personave të policisë, por kam informacione për emra në nivele të ulta që janë nën hetim nga prokuroria për lidhje me hashashin”, tha Demiraj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here