Arrestohet 42-vjeçari, tentoi të rrëmbejë të miturën

0
187

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë 16-vjeçe, dhe më pas ka tentuar ta rrëmbejë.

Ka qenë guximi i vajzës, e cila shkoi për të denoncuar gjithçka i kishte ndodhur me “manjakun”.

Sipas policisë vendore, në pranga ka përfunduar Zafir. Gj, nga Bulqiza. Sipas denoncimit të 16-vjeçares, burri fillimisht e kishte ngacmuar me fjalë, dhe më pas me forcë tentoi ta rrëmbente, duke u përpjekur për ta futur në automjetin e tij.

Pasi është kapur nga policia, ai i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar i dehur  në masën 0.62 mg/l.

Pas veprimeve të para hetimore të kryera shtetasi i lartë përmndur është arrestuar për veprat penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, si dhe  “Vepra të turpshme”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here