Aksident në “Rrugën e Kombit”, humb jetën i riu nga Kosova

0
71

Një person ka humbur jetën në një aksident në “Rrugën e Kombit”. Bëhet fjalë për një të ri nga Kosova, i cili u aksidentua me motorrin e tij, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ku ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të para, një 33-vjeçar që udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin mbi mjet dhe është përplasur me trafikndarësen. Përplasja ka qenë fatale dhe 33-vjeçarin, i cili ka marrë plagë të rënda duke humbur jetën pa mbërritur në spital.

Mësohet se i riu nga Kosova po vinte në Tiranë.

Policia nuk ka dhënë ende informacione mbi identitetin ndërsa ndodhet në vendin e ngjarjes për hetime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here