Sarandë, vidhnin në fshatrat e Igumenicës, kapen 3 shqiptarë

0
100

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Përtej kufijve”, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Greke dhe Policinë e Delvinës, ku ka goditur një grup që kryenin vjedhje masive me armë e dhunë të banesave në fshatrat e Igumenicës, Greqi.

Në pranga kanë rënë tre shtetas shqiptarë, pjestarë të grupit si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Po ashtu, janë sekuestruar dy armë zjarri pistoletë, telefona celularë, bizhuteri dhe një automjet me të cilin lëviznin shtetasit e arrestuar.

Në kuadër të bashkëpunimit me Policinë Greke, Policia e Sarandës si dhe Policia Kufitare e Sarandës kanë marrë informacion nga Policia Kufitare Greke, se në fshatrat e Igumenicës, Greqi, kishin ndodhur prej disa ditësh vjedhje masive me armë e dhunë të banesave, ku dyshohet se autorët mund të jenë shtetas shqiptarë.

Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare , prej 48 orësh organizuan punën duke mbajtur nën vëzhgim gjithë territorin që lidhet me fshatrat grekë që kishin ndodhur vjedhjet.

Si rezultat i punës vëzhguese dhe operative të zhvilluar nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Sarandë, më datë 27.07.2017, rreth orës 07.20 të mëngjesit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip ”Toyota” ku udhëtonin tre shtetas .

Mbi bazën e të dhënave të grumbulluara në rrugë operative nga Policia e Sarandës, ky mjet ishte i dyshuar se përdorej nga shtetasit që mund të kishin kryer vjedhjet në fshatrat e Igumenicës, Greqi.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Sarandë janë vënë në ndjekje të automjetit, ku kanë njoftuar edhe shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë, të cilët kanë ngritur menjëherë një pikë kontrolli në vendin e quajtur ”Ura e Gajdarit”, por drejtuesi i automjetit së bashku me shtetasit që ndodheshin me të, nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe janë larguar me shpejtësi më të madhe.

Policia ka vijuar ndjekjen e automjetit deri në ”Qafë Gjashtë”, ku është bërë i mundur ndalimi i automjetit.

Në momentin e ndalimit njëri prej shtetasve nxjerr nga makina një çantë dhe e hedh në anë të rrugës duke tentuar të largohet me vrap.

Policia ka bërë kapjen dhe shoqërimin e tre shtetasve në Komisariatin e Policisë Sarandë , si dhe sekuestrimin e çantës dhe të automjetit.

Nga verifikimet e para të kryera nga Policia, në automjet rezultuan të ishin shtetasit:

– Gëzim E., 40 vjeç, banues në Sarandë, drejtuesi i automjettit.

– Nel Sh., 28 vjeç, banues në Bulqizë.

– Alfred H., 34 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli i ushtruar nga Policia në çantë dhe në automjetin tip Toyota ka rezultuar se kishte:

• 2 armë zjarri pistoletë, një model ”TT” dhe një tjetër model ”Zastava”, 2 krehër pistolete me fishekë në brendësi.
• disa telefona celularë
• bizhuteri të ndryshme

Nga veprimet e para hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim edhe me shtetasin K.B , i cili është shpallur në kërkim nga ana jonë, janë autorë të dyshuar të vjedhjeve të kryera në fshatrat e Igumenicës, Greqi.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë , në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin e shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale të “Vjedhjes, kryer në bashkëpunim”, Prodhim dhe armëmbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Policinë Greke për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, ku dyshohet se është kryer nga personat e sipërpërmendur dhe shtetasi i shpallur në kërkim, si dhe për të identifikuar dhe kapur nëse ka ose jo persona të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal në fushën e vjedhjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here