Policia e Shijakut ka arrestuar një 61-vjeçar për aksidentimin e një të mituri. Ngjarja raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme në Shijak.

Iljaz Tabaku duke drejtuar mjetin tip “Reno” ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale M.V. 14 vjeç, banues në Shijak, i cili pas mjekimit të marrë është larguar për në banesë.

Tabaku është larguar nga vendi i ngjarjes, por është identifikuar dhe kapur menjëherë nga uniformat blu.

Policia thotë se “gjatë testit të alkoolit drejtuesi i mjetit, 61 vjeçari rezultoi në masën 0.83 mg/liter alkool”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here