Gjykata e Shkallës së Parë e Vlorës dënon me 4 vjet burg Shpëtim Gjikën, megjithatë, vendimi për katër vjet burg konvertohet në dy vjet shërbim prove, duke bërë kështu që ish-kryebshkiaku i Vlorës t’i shpëtojë burgut.

Ndaj ish kreut të bashkisë së Vlorës, rëndojnë 4 akuza: “falsifikim i dokumenteve zyrtare”, “shpërdorim detyre”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Për këto akuza prokurori Kuliçi, në pretencën e datës 28 qershor, kërkoi 9 vjet burg.  Gjika dënohet edhe për tre vjet që të mos kryejë funksione publike.

Sakaq, gjykata vendosi pafajësi për të gjitha akuzat ndaj Doriana Sulaj.

Ndersa biznesmeni Artur Haxhi u dënua me 3 vite burgim për falsifikim dokumentave me shumë se një herë. Por edhe ky i shpëton burgut pasi dënimi i konvertohet me tre vite shërbim prove.

Ridvan Mersini 1 vit burg, por gjithashtu iu konvertua në 2 vite shërbim prove.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here