Burg për djalin që vrau babanë: Jam penduar, nëna do më falë

0
145

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Mirald Metallarin, 21-vjeçarin, i cili vrau me armë babain, dhe plagosi nënën.

Me lot në sy brenda kafazit të sigurisë, përpara trupit gjykues, i riu mësohet të ketë pranuar krimin, duke shfaqur pendesë.

Mbi të rëndon akuza e “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare (me viktimë babain e tij); “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, me të dëmtuar nënën e tij, si edhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Nga kafazi i hekurt Metallari është shfaqur i penduar, teksa ka treguar se i mori jetën babait. “I mora jetën babait, shkatërrova familjen, i mora shtyllën familjes”- ka thënë ai.

Ai ka pranuar se ka bërë gabim, pasi me atë që bëri shkatërroi gjithë familjen. Ai ka thënë se babai ishte i mrekullueshëm dhe e di që do ta falë atje ku ndodhet.

“E di që nëna nuk do të me falë, por i kërkoj të behet e fortë dhe të kujdeset për motrat. Jam penduar për krimin që bëra, por tani nuk e kthej dot më pas”- ka shtuar 21-vjeçari.

Ngjarja e rëndë, për të cilën akuzohet i riu, ndodhi në 24 korrik në Bathore, ku pas një konflikti të çastit, ai mori armën e babait polic dhe qëlloi disa herë mbi trupin e të atit. Ky i fundit humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa u plagos edhe nëna e tij, që tentoi të shuante konfliktin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here