Transportet raport tek Kombet e Bashkuara, “propozojnë” taksa të reja për sigurinë rrugore

0
124

Ministria e Transporteve pranon se ka një ngërç lidhur me koordinimin institucional që lidhet ne sigurinë në rrugë. Në një raport të dorëzuar pranë Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara (UNECE), krahas statistikave jepen edhe disa nga problematikat kyçe që hasen.

Mes të tjerave raportimi shton se duhet financim jashtë buxhetit që të mbështesë sigurinë rrugore dhe si shembull sjell mundësinë e tarifave që mund të paguhen nga kompanitë e sigurimit apo një tarifë nga kurset e ndihmës së parë të Kryqit të Kuq.

Një ndër propozimet që bëhet në dokumentin e raportuar pranë UNECE është kalimi i Komitetit Ndërministror për Sigurinë Rrugore nën varësinë direkte të Kryeministrit. Lidhur me financimin thuhet se duhet të mundësohet një fond i dedikuar që do të shkojë ekskluzivisht për projektet dhe programet e sigurisë rrugore. Informacioni për financimit duhet të jetë i aksesueshëm për publikun.

Më psohtë renditen disa nga çështjet që ngre pala shqiptare si shqetësim sa i përket situatës së sigurisë rrugore mungesa e së cilës bën që rrugët e vendit të përgjaken pothuajse çdo ditë me aksidente

  1. Për momentin Komiteti Ndërministror i Sigurisë Rrugore nuk koordinon aktivitete në praktikë. Më tepër ka rolin e një organizmi vendimmarrës.
  2. Ky komitet përfshin ministra të disa ministrive që mund të kenë në objektiv të tyre çështje të tjera më shqetësuese sesa siguria rrugore çka e bën të vështirë organizmin e mbledhjeve në baza të rregullta.
  3. Sekretariati Teknik ekzistues nuk ka fuqi koordinuese dhe vetëm sa mundëson statistika dhe propozime.
  4. Nuk ka fond të dedikuar për sigurinë rrugore.
  5. Koordinimi me Autoritetin Rrugor Shqiptar shfaqet disi i vështirë sa i përket çështjeve të sigurisë rrugore.
  6. Policia Rrugore ka axhendën e saj (të ndarë) si përsa i përket planifikimit edhe çështjeve.
  7. Qeverisja vendore nuk po luan ndonjë rol domethënës në menaxhimin e sigurisë rrugore mungesës së vëmendjes nga çështja dhe financimit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here