Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pritur në një takim homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov, ku është shprehu se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të forcohen.

Në konferencën e përbashkët mes Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Buashti dhe atij Maqedonas, Nikolla Dimitrov, u vendos që të ketë një mbledhje të përbashkët në vjeshtën e këtij viti në Pogradec.

“Ne sot ramë dakord”,- tha Bushati, “për të zhvilluar mbledhjen e parë të dy qeverive tona në vjeshtën e këtij viti në Pogradec dhe ky do të jetë një zhvillim i ri sepse do të na krijojë mundësinë të qartësojmë sektorët e bashkëpunimit për realizimin e projekteve strategjike me fonde europiane. Shqipëria dhe Maqedonia e kanë të gjithë potencialin për një aks të ri zhvillimor”.

Mes të tjerash, Bushati ka theksuar se “Shqipëria nuk është pengesë për asnjë vend. Nuk ka asnjë çështje të hapur me Maqedoninë. Do të thellojmë bashkëpunimin me fqinjin tonë dhe dëshirojmë që të integrohet sa më të shpejtë në BE”.

Nga ana e tij, edhe Dimitrov ka shtuar se “duam që fqinjët tanë t’i kemi kemi përkrahës të mëdhenj. Jam i lumtur që kemi mbështetjen e Shqipërisë për integrimin në BE”.

Sa i takon ligjit për gjuhën shqipe, ministrin i Jashtëm Maqedonas ka shpjeguar: “Maqedonia është një atdhe i përbashkët, një shans i përbashkët për të gjithë. Politika do të bëjë çdo gjë që është në dobi të qytetarëve tanë shqiptarë dhe jo vetëm, por kjo duhet të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën, – tha Dimitrov. – Ai tekst do të kalojë në disa komisione që të jetë në konform me Kushtetutën. Sa më tepër qytetarët tanë janë të bashkuar, aq dhe Maqedonia do të jetë më e qëndrueshme”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here