Rilindja urbane, tani edhe në zonat rurale

0
198

Programi i rilindjes urbane, i konsideruar si programi më i madh kombëtar për transformimin urban të qyteteve të vendit, që u shtri gjatë 4-viteve të fundit në rreth 70 zona urbane të vendit, pritet që në këtë mandat të dytë qeverisë Rama, të transferohet kryesisht drejt zonave rurale.

Ekspertë në ministrinë e Zhvillimit Urban, shprehen se Programi i rilindjes urbane, në vetë vete një Projekt i dedikuar për komunitetet më të mëdha të vendit, që kanë qenë braktisura për një kohë shumë të gjatë sot ka bërë të mundur transformimin e qendrave urbane në zona të rëndësishme ekonomike dhe sociale. Ndërsa ajo që pritet të vijojë për vitet në vijim, do të ketë në fokus transformimin e zonave rurale, ku prioritet do të kenë zonat turistike, me qëllim krijimin e një infrastrukture më të mirë, për qytetarët, por jo vetëm.

Specialistë dhe ekspertë të ministrisë së Zhvillimit Urban po punojnë për programin e rikonceptuar. Sipas tyre, programi do të jetë një nismë rajonale, pra investimet do të prekin dy apo më shumë njësi territoriale, në ndryshim nga programi i zbatuar deri më tani që shtriheshin vetëm në një bashki. Rilindja urbane erdhi si një risi e qeverisë Rama, duke u fokusuar më së shumti në investimet në qendrat e qyteteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here