Maturantët/ Shanse edhe për nxënësit me mesatare nën 6

0
166

Një maturant që ka mesataren nën 6 nuk do të thotë që nuk mund të aplikojë për studime të larta apo të mos punojë në sistemin e drejtësisë.

Nëse nuk bëhet avokat ka programe studimi që të përgatisin për tu bërë ndihmës i tij. Në portalin e maturës shtetërore mund të aplikojnë të gjithë maturantë, por në varësi të mesatares portali bën diferencime.

“Nën 6 po, aplikojnë por atyre u shfaq    en vetëm 21 programe studimi që janë programe dy vjeçare. disa janë interesante si adsisten ligjor, administrativ, stomatolog. normalisht shqipëreia kanevojë dhe për asistent jo vetëm për lider në çdo zyrë”, thotë Arben Fagu, drejtor i bazës së të dhënave dhe sistemit QSHA.

Aplikimet e maturantëve  vijojnë dhe sipas kalendarit gjatë ditës së hënë  aplikojnë maturantët e Elbasanit , Korçës dhe Pogradecit  ku  procesi ka ecur mirë ndryshe nga dita e shtunë ku për  shkak të fluksit të aplikimeve u bllokuan serverat. Por pavarësisht kësaj, zoti Fagu garanton se nuk do të mbetet asnjë maturant pa aplikuar.

“Janë parashikuar dy ditë, për rastin konkret datat 28 dhe 29 pikërisht që janë për këta maturantë që mundet për një arsye apo një tjetër nuk kanë arritur të aplikojnë. Parimi ynë është që çdo maturant të aplikojë. Parimi ynë është që çdo maturant të aplikojë dhe nëse do duhet të shtyhet një ditë dhe një ditë tjetër ne e shtyjmë. Të rinë të gjithë të qetë, askush nuk do të përjashtohet nga e drejta për të përzgjedhur 10 programe studimi për institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri ”, thotë ai.

Në 28 gusht dalin rezultatet e raundit të parë dhe në 29 nisin regjistrimet në universitete.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here