Krujë, ish-kreu i Hipotekës lihet në burg

0
102

Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kreun e Hipotekës Fatmit Shani, ndërkohë që në kërkim është shpallur sekretari i Komunës Thumanë, H.Rrolli.

Shani dhe Rrolli akuzohen se i kanë regjistruar në mënyrë të paligjshme një shtetasi një tokë prej 13.300 metra katrorë.

Sipas një njoftimi për shtyp të institucionit të akuzës, kjo tokë, pasi është përfituar në mënyrë të paligjshme, i është shitur më pas një kompanie private.

“Me qëllim ruajtjen nga tjetërsimi i mëtejshëm i pronësisë së kësaj sipërfaqeje, prokuroria ka vendosur edhe sekuestrimin e tokës, pas lejes së marrë nga gjykata”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në zbatim të masave të caktuara nga gjykata është bërë i mundur arrestimi nga ana e policisë i shtetasit Fatmir Shani, ish-drejtues i Hipotekës së Krujës, ndërkohë që është shpallur në kërkim Muharrem Rroli, ish-sekretar i komunës Thumanë.

Në zbatim të masave të caktuara nga gjykata është bërë i mundur arrestimi i shtetasit Fatmir Shani, ish-drejtues i Hipotekës së Krujës, ndërkohë që është shpallur në kërkim Muharrem Rroli, ish-sekretar i komunës Thumanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here