Home » Vlorë, mbytet në det 15-vjeçari

Vlorë, mbytet në det 15-vjeçari

Një i mitur ka humbur jetën ditën e sotme në Vlorë pasi është mbytur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonë e plazhit të Marinës, pranë Ujit të Ftohtë.

15-vjeçari, identiteti i te cilit nuk dihet, është dërguar në gjendje të rëndë në spital ku edhe ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur identitetin e viktimës dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.