Home » Policia rrugore: Kush s’ka ndërmend të shkojë tek Gjiri i Lalzit, të kalojë nga Ndroqi

Policia rrugore: Kush s’ka ndërmend të shkojë tek Gjiri i Lalzit, të kalojë nga Ndroqi

Policia Rrugore ka kërkuar nga drejtuesit e makinave që të devijojnë qarkullimin duke kaluar nga rruga e vjetër e Ndroqit nëse nuk kanë destinacion Gjirin e Lalzit sot.

Policia Rrugore njofton se nisur nga vrojtimet e dy javëve të fundit, ngarkesa në aksin rrugor Tiranë – Gjiri i Lalzit do të jetë e mbingarkuar për shkak të fluksit të mjeteve të pushuesve nga Tirana dhe qytetet e tjera që synojnë këtë zonë plazhi.

Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës ose në alternative edhe aksin Tiranë – Tuneli i Krrabes – Elbasan – Rrogozhinë.

Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në çdo rast të perdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistet kaskat mbrojtëse.