Home » BERZH “zbret” të hënën në Tiranë – Diskutime për paketat mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

BERZH “zbret” të hënën në Tiranë – Diskutime për paketat mbështetëse për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të zhvillojë më 8 Maj një konferencën ku në fokus do të jenë praktikat më të mira ndërkombëtare në Agrobiznes’. Konferenca, e cila do të zhvillohet këtë të Hënë do të mbledhë së bashku në Tiranë, biznese, këshilltarë lokalë dhe ndërkombëtarë në një sërë fushash ekspertize.

Me financim nga Bashkimi Europian, ky event është pjesë e paketës mbështetëse që  BERZH jep për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), duke ofruar mjete të integruara të financimit të drejtpërdrejtë, financimin nëpërmjet institucioneve financiare partnere, këshillave të biznesit dhe dialogut politik.