Home » Vendimi/ Hiqet tarifa e shërbimit në QKB

Vendimi/ Hiqet tarifa e shërbimit në QKB

 

Qeveria ka miratuar dy ndryshime që lidhen me Qendrën Kombëtare të Biznesit. E para ka të bëjë me përmirësimin dhe thjeshtimin e procedurave e proceseve të punës pranë kësaj qendre si dhe reduktimin e kohës së aplikimit.

E dyta ka të bëjë me zerimin e tarifës për shërbimin në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit. Aktualisht kjo tarifë sipas vendimit “Për miratimin e tarifave për shërbimet funksionale të Qendrës Kombëtare të Biznesit” është 100 lekë.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka propozuar edhe krijimin e Fondit të Sipërmarrjes Turistike.

Ky fond ka për qëllim dhënien e ndihmës financiare deri në 1 milion lekë, në formë subvencioni të drejtpërdrejtë ndërmarrjeve mikro dhe të vogla që operojnë në sektorin e turizmit.

Në varësi të projektit aplikantëve fitues mund t’ju mbulohet 60 deri në 80 për qind e kostove të pranueshme.