Home » Tapi për 352 parcela ndërtimore, kompensohen pronarët e prekur

Tapi për 352 parcela ndërtimore, kompensohen pronarët e prekur

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 10, të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, si dhe të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave

                                                                 V E N D O S I: 

  1.  Miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë, në favor të subjekteve përfitues, për 352 (treqind e pesëdhjetë e dy) parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre.
  2.  Kalimin e së drejtës së pronësisë, si më poshtë:
  3. a)    Për Qarkun Shkodër (ZVRPP-ja Shkodër), numri i parcelave ndërtimore është 6 (gjashtë), me sipërfaqe të përgjithshme 2 554 (dy mijë e pesëqind e pesëdhjetë e katër) m²;
    b)    Për Qarkun Tiranë (ZVRPP-ja Tiranë), numri i parcelave ndërtimore është 86 (tetëdhjetë e gjashtë), me sipërfaqe të përgjithshme 19 292 (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e dy) m²;
    c)    Për Qarkun Berat (ZVRPP-të Berat dhe Kuçovë), numri i parcelave ndërtimore është 6 (gjashtë), me sipërfaqe të përgjithshme 1 443 (një mijë e katërqind e dyzet e tre) m²;
    ç) Për Qarkun Gjirokastër (ZVRPP-të Gjirokastër dhe Tepelenë), numri i parcelave ndërtimore është 31 (tridhjetë e një), me sipërfaqe të përgjithshme 7 348 (shtatë mijë e treqind e dyzet e tetë) m²;
    d)    Për Qarkun Kukës (ZVRPP-të Kukës dhe Has), numri i parcelave ndërtimore është 23 (njëzet e tre), me sipërfaqe të përgjithshme 4 820 (katër mijë e tetëqind e njëzet) m²;
    dh)    Për Qarkun Lezhë (ZVRPP-ja Lezhë), numri i parcelave ndërtimore është 33 (tridhjetë e tre), me sipërfaqe të përgjithshme 11 018 (njëmbëdhjetë mijë e tetëmbëdhjetë) m²;
    e)    Për Qarkun Durrës (ZVRPP-ja Durrës), numri i parcelave ndërtimore është 10 (dhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 4 806 (katër mijë e tetëqind e gjashtë) m²;
    ë) Për Qarkun Korçë (ZVRPP-të Korçë dhe Kolonjë), numri i parcelave ndërtimore është 9 (nëntë), me sipërfaqe të përgjithshme 4 796 (katër mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m².
    f)    Për Qarkun Fier (ZVRPP-ja Fier), numri i parcelave ndërtimore është 52 (pesëdhjetë e dy), me sipërfaqe të përgjithshme 20 316 (njëzet mijë e treqind e gjashtëmbëdhjetë) m²;
    g)    Për Qarkun Elbasan (ZVRPP-të Elbasan, Librazhd dhe Peqin), numri i parcelave ndërtimore është 95 (nëntëdhjetë e pesë), me sipërfaqe të përgjithshme 30 070 (tridhjetë mijë e shtatëdhjetë) m².
  4.  Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje:
  5. a)    Masa e kompensimit është 13 028,35 (trembëdhjetë mijë e njëzet e tetë presje tridhjetë e pesë) m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 125 106 277,75 (njëqind e njëzet e pesë milionë e njëqind e gjashtë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e shtatë presje shtatëdhjetë e pesë) lekë;
    b)    Vlera e miratuar e kompensimit financiar për pasuritë: nr.41/11, në zonën kadastrale 1986, nr.907/6, në zonën kadastrale 2569, nr.1/156, në zonën kadastrale 8120, nr.4/711, në zonën kadastrale 8180, nr.20/239, në zonën kadastrale 8523, nr.4/175, në zonën kadastrale 1594, vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, pas miratimit nga kreditori, sipas pikës 12, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”.
  6.  Zyrat vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme Shkodër, Tiranë, Berat, Kuçovë, Gjirokastër, Tepelenë, Kukës, Has, Lezhë, Durrës, Korçë, Kolonjë, Fier, Elbasan, Librazhd dhe Peqin të regjistrojnë, brenda 5 (pesë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktimet e pikave 15 e 16, të vendimit nr.1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNI-t dhe ZQRPP-së, dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”.
  7.  Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe Bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare