Home » Emigratët, ISSH: Procedura e blerjes së viteve të pensionit

Emigratët, ISSH: Procedura e blerjes së viteve të pensionit

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe duan përfitojnë pension pleqërie nga skema e ISSH-së kanë 20 ditë afat për të përfituar pagesë ‘favorizuese”.
Institut i Sigurimeve Shoqërore, njofton, se “Qytetarë emigrantë. Mos humbisni kohë! Paguani sigurim vullnetar për vitet që ju mungojnë, për të përfituar pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar.

Nxitoni të përfitoni nga kjo mundësi, sepse në ditët në vijim kuota e pagesës do të rritet. Procedurat kryhen pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore, në çdo qytet”.

Masa e kontributit që duhet të paguhet për sigurimin vullnetar nga personi i interesuar, është e barabartë me masën që paguhet për degën e pensioneve, sipas pagës minimale të miratuar në periudhën kur bëhet pagesa. Kuota mujore e sigurimit vullnetar aktualisht është 4752 lekë ose 57.024 lekë në vit, që i korrespondon pagës minimale mujore: 22 000 lekë x 21.6%.

Për pagesat paradhënie, aplikohen zbritje në varësi të kohës kur kryhet pagesa. Pagesa aktuale për të mbuluar periudha të kaluara, bëhet vetëm në kuotën minimale dhe është 4 752 lekë për një muaj sigurim vullnetar.

Në këto pagesa nuk aplikohen zbritje. Për 9 mujorin e vitit që lamë pas, rezultojnë të jenë siguruar vullnetarisht 7358 persona, nga 7892 që janë siguruar në vitin 2015. Rreth 3430 kontribuues vullnetarë janë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ndërkohë që pas miratimit të vendimit për rritjen e pagës minimale nga 22 në 24 mijë lekë në muaj, edhe pagesa për këtë kategori do të jetë më e lartë.