Home » Basha: Nuk lëshojmë asgjë nga garancia për zgjedhje të lira

Basha: Nuk lëshojmë asgjë nga garancia për zgjedhje të lira

 

 

Ambasadorët e Bashkimit Europian do të zbarkojnë në selinë blu rreth orës 13:30 për të zhvilluar një tjetër takim me kryedemokratin Lulzim Basha në përpjekje për t’i afruar palët politike në një zgjidhje të pranueshme, orë kjo kur dhe do të përfundojë konferenca e jashtëzakonshme për shtyp e kryeministrit Edi Rama, ku pritet të jepen sërish mesazhe lidhur me krizën politike.

Ndërkohë, nga çadra e opozitës, kreu demokrat Basha ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e palëkundur se opozita nuk ka ndër mend të bjë lëshime përveç se kërkon garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Nuk është zakoni im të jem sot ditën e enjte paradite, është dita e deputetëve, por jam për të mirëpritur një nga miqtë më të çmuar të Shqipërisë, luftëtarët e parë dhe të paepur për lirinë dhe demokracinë në Europën Lindore dhe në Shqipëri, legjendë e revolucionit komunist që rrëzoi diktaturën komuniste në Hungari, bashkëpunëtor i Viktor Orban, kryetari i komisionit të punëve të jashtme në parlamentin hungarez.

Basha nënvizoi edhe njëherë se nuk do ketë asnjë tërheqje të opozitës nga garancitë minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.