/Pranimet në universitete, Kule: Maturantët mundësi të çregjistrohen

Pranimet në universitete, Kule: Maturantët mundësi të çregjistrohen



Maturantët janë në pritje të daljes së udhëzimit të Ministrisë së Arsimit për pranimet në universitete, ndërsa institucionet e arsimit të lartë kanë bërë propozimet e tyre. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule tha se një ndër propozimet në kriteret e pranimit është ai i rikthimit të çrregjistrimeve automatike në bazë të programit të zgjedhur.

Maturantit nuk mund t’i cënohet e drejta të çregjistrohet. Nëse ai regjistrohet fillimisht në një faklutet të një universiteti dhe gjatë vazhdimit të procedurës krijohet hapësirë në një fakultet ku ai e ka më të preferuar patjetër është e drejta e tij të shkojë

Dekani i Fakulteti të Ekonomisë, Dhori Kule tha se kriteret e tjera mbeten ato të një viti më parë, me notë mesatare 6 sipas ligjit të arsimit të lartë.