/Çmimet e apartamenteve rritën me 3.3% në Tiranë, bien në bregdet

Çmimet e apartamenteve rritën me 3.3% në Tiranë, bien në bregdet

Çmimi i apartamenteve në Tiranë u rrit me 3.3% gjashtëmujorin e dytë të vitit të shkuar, ndërkohë që në bregdet është shënuar një rënie e lehtë. E dhëna vjen përmes një sondazhi të kryer nga Banka e Shqipërisë mes 230 agjentësh të pasurive të paluajtshme dhe shoqërish ndërtimi.

BSH: Bie numri i apartamenteve të pashitura, interesat në rënie 4.2%

Sipas raportit statistikor të sapopublikuar nga BSH, agjentët kanë raportuar për rritje të numrit të shitjeve, ashtu si dhe çmimeve të apartamenteve.

Kjo ecuri pozitive e tregut të banesave vjen në një çast kur norma e interesit për vitin 2016 ra në nivele historike me një mesatare prej 4.2%, duke vijuar prirjen rënëse të viteve të fundit.

Sipas agjentëve, rreth 68% e pronave për banim dhe për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare.

Ndërkohë që për herë të parë prej vitit 2013, agjentët e pasurive të paluajtshme kanë raportuar për rënie të stokut të pasurive të pa shitura si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare. Paralelisht, raporti i kredive me probleme për kredinë për pasuri të paluajtshme ra në nivelin 8.8%, nga 10.4% në qershor dhe nga rreth 11.5% një vit më parë.