/Alarmi/ Ikin jashtë 500 milionë euro kredi

Alarmi/ Ikin jashtë 500 milionë euro kredi

Alarmi/ Ikin jashtë 500 milionë euro kredi

 

Shtimi i depozitave në valutë është tregues se kredia në euro do të vijojë të shkojë në trend rrites dhe kjo për Bankën e Shqipërisë në raportin e stabilitetit financiar vë në rrisk sektorin bankar. Ekspertët e bankës vlerësojnë se zgjerimi i kreditimit për subjektet jorezidentë është një tjetër shqetësim dhe masat e ndërmarra nuk po japin rezultat. Si shkak i së investimeve në vend, bankat ka zgjeruar kreditimin jashtë duke arritur nivelin e 500 mln eurove po 67 mld lekëve.

Deri në fund të shkurtit 2017 totali i depozitave është 7.3 mld lekë, nga ku 477 mld janë në monedhë vendas dhe 526 mld janë në valutë. Këto të dhëna bëhen publike nga Banka e Shqipërisë në Raportin e Stabilitetit Financiar për 6 mujorin e dytë të 2016. Totali i kredisë rezulton 545.7 mld lekë nga të cilat 260 mld janë në monedhë vendase dhe 286 mld në valutë.

Banka e Shqipërisë vijon të shprehë shqetësimin e saj për zgjerimin e kreditimit në subjektet jo rezidente e cila ka arritur në 67 mld lekë ose 500 mln euro, ku në gjysmën e dytë të 2016 rritja e burimeve të financimit zgjeroi këto kredi me 15.6% si pasojë e mungesës së alternativave për të investuar brenda vendit.

Për dy muajt e parë të vitit 2017 ka patur një rënie të kreditimit për sektorin e ndërtimit. Industria nxjerrëse e përpunuese dhe transporti ka rritur kërkesën për hua në lekë. Vërehet një trend rritës të kërkesës për hua në lekë për overdraft, kapital qarkullues dhe për çelje biznesi, ndërsa në rënie huaja në lekë për pasuri të paluajtshme dhe për investime në instrumenta financiare.

Huaja në dollarë shënon trend rritës për blerje pajisjesh, ndërsa huaja në euro ka shënuar rritje për çelje biznesi dhe rënie për kapital qarkullues e pasuri të paluajtëshme. BSH vlerëson me rrisk për stabilitetin financiar dhe politikën monetare, kredinë e lartë në valutë dhe trendi rritës i saj që pritet të vijë pas rritjes se depozitave në valutë.

Sektori bankar është i ekspozuar ndaj rrezikut të tregut, si luhatjet e kursit të këmbimit dhe ndryshimet e normave të interesit. Tirana kryeson për totalin e kredisë së dhënë me 398.8 lekë, Durrësi 38.7 mld lekë, Elbasani 14.8 mld e ndjekur më pas nga Fieri, Vlora, Shkodra, Korça dhe Lezha.

KREDIA PËR EKONOMINË

545.798 mld lekë TOTALI

259.719 mld në monedhë vendase

286.079 mld në monedhë të huaj

 

KREDIA SIPAS RRETHEVE

398.858 mld lekë Tirana

38.702 mld lekë Durrësi

14.846 mld lekë Elbasani

13.753 mld lekë Fieri

12.362 mld lekë Vlorë

11.097 mld lekë Shkodra

7.536 mld lekë Korça

6.178 mld lekë Lezha