/Zbardhet takimi Meta-Arvizu: Dialog për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Zbardhet takimi Meta-Arvizu: Dialog për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar Narkotik  Ambasador Alexander A. Arvizu i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri, Donald Lu.

Zyra e Shtypit në Kuvend ka zbardhur temat kryesore në të cilat është fokusuar bisedia.

Sipas njoftimit të Kuvendit, Kryeparlamentari Ilir Meta dhe Zv. Ndihmës Sekretari i SHBA Arvizu vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA dhe ndanë shqetësimin e përbashkët mbi situatën aktuale politike në vend.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se Shqipëria e vlerëson mbështetjen e pandalur amerikane në drejtim të sundimit të ligjit,  luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit. Gjithashtu, Meta nënvizoi se se vendi ka nevojë për dialog e përgjegjshmëri për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të avancuar reformat kyçe në vend si ajo e sistemit të drejtësisë.