/Zgjedhjet e 18 qershorit. Nis trajnimi i policisë

Zgjedhjet e 18 qershorit. Nis trajnimi i policisë

Ka nisur sot procesi i trajnimit të punonjësve të policisë për zgjedhjet e 18 qershorit. Trajnimi bëhet mbi detyrat e rolin e policisë në zgjedhjet e 2017.

I pranishëm në aktivitet ishte dhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, i i cili kërkoi që policia të jetë e paanshme në këto zgjedhje.

“Më pak se 3 muaj nga zgjedhjet, gur themeli për demokracinë. Besoj që policia në këto zgjedhje do të jetë e paanshme.

Këto janë zgjedhje me rëndësi, duhet të realizoni detyrat tuaja”,- tha ambasadori.