/Ndërtimet informale, Rama: Mbërritëm në 116 mijë leje legalizimi, të gjitha u shpërndanë falas

Ndërtimet informale, Rama: Mbërritëm në 116 mijë leje legalizimi, të gjitha u shpërndanë falas

 

Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social në “Facebook” ka dhënë edhe numrin e objekteve që
janë legalizuar gjatë qeverisjes së tij.

Konkretisht, Rama shkruan se Shqipëria ka 115 mijë shtëpi të legalizuara falas, së bashku me lejet e legalizimit që u shpërndanë dje në mbrëmje do të jenë 116 mijë legalizime falas.

Kryeministri për të ndarë këtë lajm në llogarinë e tij, ka zgjedhur imazhin e një gjysheje e cila merr pas shumë vitesh legalizimin falas të banesës së fëmijëve, nipave dhe mbesave të saj.