Home » Kryemadhi sulmon qeverinë: Kurrë më kompromise për hir të koalicionit

Kryemadhi sulmon qeverinë: Kurrë më kompromise për hir të koalicionit

Në një takim me maturantë të qytetit të Lezhës, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka sulmuar qeverinë  ‘Rama’ sa i takon ligjit të arsimit të lartë dhe maturës shtetërore.

Sipas saj, “LSI ka bërë kompromise për hir të koalicionit, votuam ligje si ai i maturës shtetërore, kompromiset që kemi bërë cenuan maturantët. Ligji i arsimit të lartë është një mësim për të ardhmen” dhe kryemadhi kërkoi që “në të ardhmen te mos bëhen më këto gabime”.

Duke diskutuar përpara maturantëve të Lezhës, deputetja Kryemadhi nënvizoi rëndësinë që ka matura shtetërore për gjimnazistët pasi gabimet në procesin e Maturës Shtetërore cenojnë të ardhmen e të rinjve.

“Unë uroj që matura shtetërore e këtij viti të jetë ajo çka ne presim të jetë, sepse po cenove ëndrrat edhe shpresat e një maturanti, të një të riu, për të ardhmen, ke cenuar shpresat dhe të ardhmet e një vendi. Ju asnjëherë nuk duhet të bëni kompromis për sa i përket dijeve tuaja”, – u shpreh deputetja e LSI-së në qarkun e Lezhës.