/Kapet në portin e Barit korrieri shqiptar me 25 kg kanabis

Kapet në portin e Barit korrieri shqiptar me 25 kg kanabis

Një shqiptar 27 vjeç është arrestuar me 25 kg marijuanë nga Guardia di Finanza në Itali me akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndës narkotike.

Shqiptari po tentonte të kalonte postbllokun në portin e Barit me automjetin e tij tip “Ford Mondeo”, me të cilën po udhëtonte nga Shqipëria në veri të Italisë.

Në momentin e postbllokut doganor, nervozizmi i shfaqur nga shtetasi shqiptar ka qenë arsyeja e kryerjes së një kontrolli të imët të automjetit të tij.

Në parafangot e rrotave të pasme, policia italiane ka zbuluar vendin ku ishin fshehur rreth 25 kg marijuanë.

Droga ishte e ndarë në disa pako dhe e ambalazhuar me letër natriban. Korrieri shqiptar i kanabisit është arrestuar dhe është dërguar në burgun e Barit, ku pritet të përballet me akuzën e trafikut ndërkombëtar të substancave të ndaluara, ndërsa makina është sekuestruar.