Home » Itali, shqiptari i dënuar për disa krime arratiset nga burgu

Itali, shqiptari i dënuar për disa krime arratiset nga burgu

Një shqiptar i dënuar për disa krime është arratisur nga burgu i San Michele në provincën e Alessandrias, Itali. Mediat fqinje raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin M.B., i cili prej kohësh vuante dënimin me burg për krime të ndryshme, si grabitje me dhunë, falsifikime e rezistencë të dhunshme ndaj forcave të rendi.

Në momentin e arratisjes i burgosuri, i cili ishte i punësuar si punonjës pastrimi në burgun e San Michele, po punonte mes murit rrethues të strukturës që lidhej me parkingun e jashtëm.

Duke përfituar nga mosfunksionimi i telekamerave të mbikëqyrjes 35-vjeçari shqiptar është arratisur pa lënë gjurmë. Dyshimet janë se i dënuari e ka planifikuar prej kohësh arratisjen e tij. Autoritetet e burgut informojnë se arratisja është favorizuar dhe nga mungesa e personelit mbikëqyrës në këtë strukturë.

Në momentin e arratisjes ekzistonte vetëm një punonjës i policisë së burgut, që i duhej të mbikëqyrte 5 të burgosur që punonin në pjesën e jashtme të strukturës. Policia italiane ka nisur menjëherë kërkimet.