Home » Dyshime për pastrim parash, sekuestrohen mbi 300 mijë euro

Dyshime për pastrim parash, sekuestrohen mbi 300 mijë euro

Një sasi e madhe valute, dollarë dhe euro janë sekuestruar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Valuta i është sekuestruar shoqërisë “BP-2014” të depozituar nga ortakët e kësaj shoqërie B.Ç dhe D. C., në tre banka të nivelit të dytë.

Hetimet vazhdojnë për llogari të tjera bankare të kësaj shoqërie dhe përfaqësuesve të saj të cilët dyshohen për pastrim të produktit të veprës penale apo veprimtarisë kriminale. Valuta e sekuestruar është në tre banka të nivelit të dytë:

-245.253 USD,

-110 000 Euro

-280.000 lekë të reja