Home » Viktimat e Gërdecit/Manjani: Kush e ka fajin, gjykata apo qeveria?!

Viktimat e Gërdecit/Manjani: Kush e ka fajin, gjykata apo qeveria?!

Manjani: Kush e ka fajin për Gërdecin, gjykata apo qeveria?!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar qëndrimin e qeverisë së majtë lidhur me dëmshpërblimin e familjeve të viktimave të Gërdecit. Manjani sjellë në vëmendje faktin se Gjykata e ka urdhëruar qeverinë që të dëmshpërblejë familje te Gërdecit, por Qeveria nuk e zbaton këtë vendim.

“Gjykata ka urdhëruar qeverinë të dëmshpërblejë familjet e Gërdecit! Qeveria nuk i zbaton vendimet!

 

Kush e ka fajin, gjykata apo qeveria?!”,- shkruan Manjani në një postim në Twitter.