Home » Tahiri lë zyrën, falenderohet nga policia

Tahiri lë zyrën, falenderohet nga policia

Saimir Tahiri duhet të lërë zyrën ditën e sotme. Dekreti për shkarkimin e tij dhe emërimin në postin e ministrit të Brendshëm të Fatmir Xhafës shkojnë sot për dekret në Presidencë. Në orët e fundit të punës, Tahiri përshëndetet me një pjesë të vartësëve dhe policëve. Këto foto janë shkrepur paraditen e sotme në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ky Tahiri është përshëndetur me repartin “Shqiponja” dhe më pas ka mbërritur edhe në drejtorinë e Policisë Rrugore.

Mësohet se gjatë një bashkëbisedimi me Rrugoret e Tiranës, prej nga nisi reforma më e fortë në 2013, Tahiri ka shprehur vlerësim për angazhimin dhe rezultatet.

Por ajo çka marrë si falënderim ishte vërtet emocionuese. Policët e Qarkullimit i dhuruan një bluzë me logon e Rrugores ku shkruhej

“S.Tahiri, ministri për bëri ndryshimin”.

Më pas ka firmosur në të, jo vetëm Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, por edhe çdo punonjës policie.