Shqipëri-Kosovë, protestë paralele për lirimin e Ramush Haradinajt

Në kohën kur politika e Kosovës nuk gjeti gjuhën për të mirtatuar një rezolutë të përbashkët për dënimin e arrestimit të Ramush Haradinajt, qindra të rinj shqiptar, ashtu si dhe mijëra shqiptarë kudo në botë, janë mbledhur për të protestuar përpara Ambasadës franceze në Tiranë duke kërkuar lirimin e Ramush Haradinajt.

Arrestimi i Haradinajt tregoi dhe njëherë se politika është në një zë kur flitet për çështjet kombëtare. Ishin drejtuesit e forumeve rinore të të gjithë partive në vend, të cilët u bashkuan me dhjetra të rinj të tjerë për të protestuar përpara ambasadës franceze.

“Ramushi është heroi i të gjithë shqiptarëve, heroi i të rinjve, heroi i shqiptarëcve në cdo cepë të globit”, tha Belind Këlliçi, kreu i FRPD-së.

“Ne do të jemi këtu, do të jemi edhe në ditët në vazhdim për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij”, u shpreh Floida Kërpaçi, kryetarja e LRI-së.

“Është në traditën e shqiptarëve që të bashkohemi sa herë që diçka na prek, na cënon ne si komb, dhe dinjitetin tonë si komb”, tha Eljo Hyska, kreu i FRESSH.

“Është një ogur i mirë për të rinjtë shqiptarë që të rinjtë shqiptarë arrijnë të bëhen bashkë për kauza kaq madhore”, tha Albano Idrizi, kreu i KPR, PDIU.

Ndërkohë edhe në Kosovë ditën e sotme do të mbahet protestë gjithë popullore për lirimin e ish kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është ndalur nga policia franceze javën e shkuar, në bazë të një urdhër arresti të Serbisë të vitit 2004.

Protesta mbahet me moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” në qytetet Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj dhe fillon në ora 11:55.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *