Home » Sekuestrohen 2.3 kg heroinë në tragetin Durrës-Bari, arrestohen 2 persona

Sekuestrohen 2.3 kg heroinë në tragetin Durrës-Bari, arrestohen 2 persona

Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 2.3 kg lëndë narkotike të llojit heroinë në portin e Durrësit.

Lënda narkotike që mendohet se do të trafikohej drejt Italisë është gjetur dhe sekuestruar në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Në pranga kanë përfunduar Laureta Lama dhe Bashkim Hasani dhe është shpallur në kërkim E.Ç, 29 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama u gjet një çantë dore, në brendësi të së cilës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2,3 kg heroinë.