11 Janari, Manjani: I çuditshëm injorimi i Ditës së Republikës

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, me anë të një mesazhi në Twitter ka shprehur habinë e tij për atë që e cilëson si “injorim” të 11 Janarit, Ditës së Republikës.

“Shumë i çuditshëm ky “injorimi” i vazhdueshëm i ditës së Republikës! Komunistët nuk ishin të vetmit themelues të saj…!”, shkruan Manjani.

Në 11 janar 1946, Shqipëria, pas referendumit popullor, u shpall Republikë Popullore Socialiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *