Korçë, gjendet i pajetë një person, dyshohet të ketë vdekur nga i ftohti

Vendi ku u gjet i pajetë viktima në qytetin e Korçës

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në periferi të qytetit të Korçës dhe paraprakisht dyshohet të ketë ndërruar jetë nga i ftohti.

Trupi i pajetë i viktimës, një mashkull ende i paidentifikuar, është gjetur në vendin e quajtur ‘Parku i mallrave’.

Nëse shkaku i vdekjes së tij do të rezultojë të jenë temperaturat e ulëta, atëherë ai do të jetë viktima e katërt nga të ftohtët në vendin tonë brenda pak ditësh.

Me këtë rast shkon në 3 numri i viktimave nga moti i acartë, pas rastit të Durrësit ditën e shtunë dhe atij në Lushnje një ditë më parë.

Pavarësisht se bashkitë dhe policitë në qarqe u kanë ardhur në ndihmë të pastrehëve në këto ditë të ftohta, duket se këto masa nuk kanë mjaftuar për të shmangur humbjen e jetëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *